75 Mall Live Search
14:07 / E Martë, 14 Dhjetor 2021 / C E

Nuk ia dhanë “Topin e Artë”, Lewandowski ‘ngushëllohet’ me një çmim modest

Robert Lewandowski nuk arriti të fitoj Topin e Artë, pasi France Football vendosi ta nderoj edhe një herë tjetër në karrierë, yllin e PSG-së, Lionel Messi.

Por për përformancën e tij të mirë në vitin e fundit, një çmim ia ndau gazeta italiane “Tuttosport”.

Lewandowski u nderua me çmimin “Lojtari i Artë” i dhënë nga gazeta e njohur italiane.

Sulmuesi polak ishte pa fat në dy vitet e fundit, pasi që vitin e kaluar gara për Topin e Artë u anulua për shkak të masave të Covid 19. /IndeksOnline/