Nuk ia di skajin pasurisë, Jeff Bezos “rrezitet” në jahtin 500 milionësh

Jeff Bezos dhe e dashura e tij, Lauren Sanchez, janë duke shijuar superjahtin e ri 500 milionë dollarësh.
Dyshja janë veshur me rroba banjoje, për të shijuar rrezet e diellit që po binin mbi kuvertën e jahtit gjatë ditës së sotme.
Miliarderi dhe partnerja e tij po shijojnë pushimet në Mallorca të Spanjës.
Jeff dhe Lauren e kishin kapitenin e anijes të lundronte rreth ishullit, duke u ndalur në një gji të vogël.


Bezos, pronari i Amazon, ka një pasuri prej më shumë se 133 miliardë eurosh.
Një jaht gjysmë-miliardi nuk është diçka e re për të, pasi Bezos njihet si “marakli” i posedimit të gjërave me vlerë.