75 Mall Live Search
07:41 / E Martë, 13 Gusht 2024 / AR

Nuk ia doli të marrë Todibo-n, Juventus kthen fokusin nga mbrojtësi i Milan-it

Pas transferimit të Todibo te West Ham, Juventus ka kthyer fokusin nga një tjetër mbrojtës.

Sipas raportimeve të medieve italiane, “Zonja e Vjetër” ka shfaqur interes të lartë për lojtarin e Milanit, Pierre Kalulu.

Kalulu aktualisht është i lidhur me Milan-in me një kontratë deri në vitin 2027-ën dhe në një situatë të tillë Juventus-i do të synonte fillimisht huazimin me të drejtën e blerjes në fund.