09:34 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Nuk i’a pason topin në aksionin e fundit, “çartet” Kyrie Irving

Orlando Magic i’a ka dalë që ta mposhtë Boston Celtics me rezultat të ngushtë 105 – 103. Më meritorët për këtë triumf të Orlandos ishin Aaron Gordon me 28 pikë, 2 asiste e 12 kërcime, i ndjekur nga Terrence Ross që kishte 25 pikë, 2 asiste e 4 kërcime.

Në rradhët e mysafirëve më i miri ishte Irving, i cili kontribuoi me 25 pikë, 6 asiste dhe 5 kërcime i ndjekur nga i riu Jayson Tatum i cili shenoi 16 pikë, 1 asist dhe 6 kërcime.

Ishte pikërisht  Kyrie Irving i cili mori vëmendjen e shikuesve pas përfundimit të ndeshjes, i cili ishte i mendimit se përgjegjësinë për ta bërë gjuajtjen e fundit duhet ta kishte marrë dikush tjeter e jo Gordon Hayward.

Kur kishin mbetur vetëm edhe 2.9 sekonda nga fundi, me rezultatin Boston Celtics 103 : 105 Orlando Magic dhe me aksionin e fundit në të mirë të Boston Celtics, topi pasohet tek Hayward i cili dështon të shënoj gjë që ka bërë Kyrie Irving të çartet ndaj shokut të skuadrës./Indeksonline/