Nuk ishte i lënduar, por Di Marias i’u desht të zëvendësohej pasi shtëpia e tij po plaçkitej

Di Maria u përball me një situatë aspak të lehtë mbrëmë, ku në mes të ndeshjes me Nantes u njoftua se shtëpia e tij po plaçkitej.
Ai u larguar papritmas në ndeshjen kundër Nantes në “Parkun e Princave” gjatë pjesë së dytë, pasi u njoftua se shtëpia e tij është plaçkitur, shkruan IndeksOnline
Drejtori sportiv i PSG-së Leonardo u zgjua me vrull shkallëve të stadiumit dhe shkoi te trajneri Mauricio Pochettino dhe pas një bisede të gjatë me të, e njoftuan edhe ‘majtakun’ argjentinas se për çfarë bëhej fjalë.

Mediat franceze raportojnë se edhe prindërit të bashkëlojtarit të Di Marias, Marquinhos, ishin cak i një plaçkitjeje gjatë ndeshjes së mbrëmshme.
Leonardo leans over to speak to Pochettino. Leonardo gets on his phone, Pochettino then brings Di Maria off & both disappear down the tunnel only for Poch to reappear shortly after
— Tom Scholes (@_TomScholes) March 14, 2021
A very strange moment https://t.co/FnCSn2OXOS pic.twitter.com/hMjTPEztXd