75 Mall Live Search
11:55 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Nuk ishte Meghan ajo që ra në sy në pallatin mbretëror, Clooney rrëmbeu vëmendjen!

Është bërë e udhës që në çdo event mbretëror, Meghan Markle të jetë epiqendra e vëmendjes, nisur veçanërisht nga look- u tërheqës i dukeshës.

Por mbrëmjen e djeshme, në një darkë private organizuar nga princi Charles në Buckingham Palace, ajo që shkëlqeu me një fustan s’ishte Markle.

Amal Clooney, e pranishme në event së bashku me të shoqin, George- n mbajti veshur një fustan asimetrik të bardhë, shoqëruar me aksesorë vezullues.

Çifti i njohur u fotografuan krah njëri-tjetrin në mbrëmjen e organizuar nga Princ Charles, dedikuar bamirësisë për të rinjtë.

Amal dukej si një princeshë e veshur me një fustan të bardhë, të gjatë deri në fund të këmbëve. Me detajin e bukur në pjesën e gjoksit, veshja e saj nuk kaloi pa vëmendje. Komente të shumta kanë ardhur nga fansa të çiftit të famshëm. Sipas tyre Amal është e denjë për të qenë pjesë e familjes mbretërore.

Amal dhe George kanë qenë gjithmonë pjesë e eventeve të familjes mbretërore, madje edhe në dasmat e tyre./Indeksonline/