10:45 / E Hënë, 26 Prill 2021 / AR

Nuk ishte në Kosovë për dy vite, djali i Cimës vjen me fjalë prekëse për babain e tij

Aktori i njohur Rasim Thaçi-Cima ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19.

Këtë humbje e ka përjetuar rëndë jo vetëm familja e tij por e gjithë shqiptaria, shkruan Indeksonline.

Në emisionin “NIN”, ishin të ftuar djemtë dhe vajza e të ndjerit.

Adelina dhe Artani janë të njohur për publikun me anë të profesioneve të tyre, ndërsa djali Burimi është më pak i njohur për shkak se nuk merr pjesë në intervista.

Gjatë rrëfimit të tij ai tregoi se që shtatë vite nuk jeton në Kosovë, ndërsa nuk ka qenë për vizitë që dy vite e gjysmë.

“Për mua ka qenë një shok po edhe në të njëjtën kohë nuk e di cka ka ndodh se nuk jom msu me pa çdo ditë, edhe gjithmonë me telefon ose me Facetime. Qet javën e fundit veë kom fillu me ndje mungesën. Këta i përmenden videot dhe kujtimet unë deri mbram nuk kom mujt mi shiku as mi dëgju ato se thjeshtë jam pak konfuz se çka ka ndodh nuk pe di hala me procesu mirë edhe mbramë u mërzita shumë se e qela atë data bazën që është në ‘Youtube’, në telefon e disa kështu edhe ka fillu me u ndjeh pak mungesa e tij. Pernime ka qenë shumë vështirë se besoj për çdo person që prindt i kanë ndërruar jetë për neve ka qenë bab dmth mas pari tani kto senet tjera po jeta qeshtu koka çka me bo” përfundoi ai./Indeksonline/