75 Mall Live Search
09:27 / E Premte, 08 Janar 2021 / OSH

Nuk iu ndahet “dajaku” grave as në 2021: 7 burra në paraburgim për 48 orë

As në vitin 2021 gratë si duket nuk po mund “t’i hapin sytë” nga gjinia mashkullore, për shkak të dhunës që ushtrojnë mbi to, shkruan IndeksOnline.

Vetëm gjatë 24-orëve në Kosovë janë raportuar 7 raste ku burrat ushtruan dhunë ndaj grave.

“Dhunë në familje”, “Dhunë në familje dhe kanosje”, “Dhunë në familje dhe lëndime të lehta trupore” ishin veprat penale që rënojnë mbi ta, ku si pasojë 7 burrave u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ish-bashkëshorti që ushtroi dhunë psiqike, bashkëshorti që ushtroi dhunë fizike e psikike, djali ushtroi dhunë psikike ndaj nënës, babai ushtroi dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, janë disa nga rastet që u raportuan në Policinë e Kosovës.

Ja raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Ferizaj (NN) 06.01.2021 – 23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që ai kishte ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij femër  kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

DHUNË NË FAMILJE & KANOSJE

Prizren 07.01.2021 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që ai e kishte kanosur dhe kishte ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij . Në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari i është dërguar në ndalim për 48 orë.

DHUNË NË FAMILJE & KANOSJE

Pejë 07.01.2021 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 1.23 promila. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili edhe ka qenë prezent gjatë intervistimit dhe gjatë intervistimit i dyshuari i ka kanosur familjarët e tij. Me vendim të të cilit  dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

DHUNË NË FAMILJE

Klinë 07.01.2021 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. I dyshuari ka probleme psikike dhe ai kishte thyer disa orendi dhe i kishte larguar nga banesa nënën dhe vëllanë. Në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit me vendim të së cilit  dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 06.01.2021 – 22:00. Janë arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar bashkëshorti i viktimës dhe e dyshuara femër  kosovare motra e viktimës, pasi dyshohet që kishin ushtruar dhunë psikike e fizike, në përpjekje për t’i bashkuar. Është njoftuar mbrojtësi i viktimave të dhunës në familje si edhe viktima është vendosur në strehimore. Në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Malishevë 07.01.2021 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor në QKMF-Malishevë dhe ajo është dërguar në familjen e nënës së saj. Në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit me vendim të së cilit  dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

DHUNË NË FAMILJE & LËNDIME TË LEHTË TRUPORË

Mitrovicë e Veriut 07.01. 2021 – 4:35. Ankuesja femër  kosovare ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj. Gjatë sulmit ka ndërhyrë vëllai i viktimës, i cili fizikisht ka sulmuar ish-burrin e saj  të cilit i ka shkaktuar lëndime të dukshme trupore. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Ankuesja ka refuzuar që të pranonte ndihmë mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari  ndalohet për 48 orë.