75 Mall Live Search
09:07 / E Diele, 22 Gusht 2021 / OSH

Nuk iu ndahet dajaku grave as gjatë vikendit, raportohet 6 raste në polici

As gjatë të shtunës në vendin tonë nuk është ndalur dhuna brenda familjeve kosovare.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar në Policinë e Kosovës 6 raste.

2 nga to kanë ndodhur në Obiliq, një në Podujevë, po ashtu në Malishevë Gjakovë e Zubin Potok janë raportuar nga një rast.

Më poshtë i gjeni të plota rastet:

·         Obiliq 21.08.2021 – 03:36. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

·         Podujevë (NN) 21.08.2021 – 15:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj tre familjarëve të tij dy femra dhe një mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar ndihmë mjekësore. I dyshuari gjendet në arrati.

·         Obiliq 21.08.2021 – 18:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt

·         Malishevë 21.08.2021 – 11:10.  Viktima femër kosovare, ka raportuar se në vazhdimësi është duke u keqtrajtuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

·         Gjakovë 21.08.2021 – 09:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, janë rrahur mes veti dy të dyshuara femra kosovare. Të njëjtat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Zubin Potok 20.08.2021 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka shkaktuar dhunë familjare ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.