21:36 / E Shtunë, 24 Shtator 2022 / MSH

Nuk iu ndalën policisë për kontroll, arrestohen tre persona në Prishtinë

Sirenat e policisë u dëgjuan pasditën e sotme në lagjen Bregu i Diellit.

Policia atje arrestoi tre të dyshuar, pasi të njëjtit kanë shmangur kontrollin e veturës nga zyrtarët policorë.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, dha disa detaje.

“Sot rreth orës 19:45, një veturë është sinjalizuar nga ana e zyrtarëve policor që të ndalohet në një pikë kontrolli, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë porse e njëjta ka provuar t’i shmanget policisë, duke mos u ndalur. Vetura e dyshuar është ndaluar shumë shpejt nga një njësit tjetër patrullues në rrugën “Gazmend Zajmi ” me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar” tha Borovci për Indeksonline.

Ai shtoi se ndaj të dyshuarve po kryhen veprime hetimore e procedurale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.

Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.