75 Mall Live Search
13:36 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / P M

Nuk iu përfillën kërkesat për rrogat, punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë

Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste për javën e ardhshme.

Kryetari i kësaj sindikate Nexhat Llumnica ka konfirmuar për Klan Kosova se ata do të kërojnë rritje të pagave si dhe pagën e 13-të.

Ai mes tjerash ka theksuar se nëse nuk u merren parasysh kërkesat, do të mbajnë edhe grevë.

“E nëse edhe kjo e radhës nuk përfillet nga KEK-u, do të marrim masa ligjore dhe do të vazhdojmë drejt grevës”, shtoi Llumnica.

Protestë për kërkesa të njëjta, ata zhvilluan edhe rreth një javë më parë.

Disa ditë më parë, KEK-u pas një takimi të mbajtur me përfaqësues të sindikatave, sa i përket kërkesës për pagën e 13-të dhe rritjen e pagave, u sqarua se gjatë këtij viti KEK-u ka zbatuar projektin e modernizimit të turbinave, një proces që ka zgjatur rreth 5 muaj. Si rezultat, ky projekt ka ndikuar drejtpërdrejt në të hyrat e korporatës.

“Për rrjedhojë, gjendja aktuale financiare dhe korniza ligjore nuk e mundësojnë aprovimin e kësaj kërkese, pavarësisht gatishmërisë sonë për ta shqyrtuar atë me seriozitet”, është thënë mes tjerash në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

“Gjatë takimit, nga përfaqësuesit sindikalë është kërkuar që punonjësit të njoftohen në mënyrë më të detajuar lidhur me situatën reale financiare dhe operative të korporatës. Në këtë drejtim, u theksua se, përveç sigurimit shëndetësor dhe shujtës së dinjitetshme, së shpejti do të përfundojë edhe procesi i vlerësimit të rrezikshmërisë në punë — një proces me kosto të konsiderueshme, nga i cili do të përfitojnë të gjithë punonjësit sipas vlerësimit të vendit të punës”.klankosova