75 Mall Live Search
19:31 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / B XH

Nuk iu pranua dorëheqja nga LDK, reagon Xhafer Gashi

Pas kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, edhe Kryesia e Degës së LDK-së në Obiliq nuk e ka pranuar dorëheqjen e Xhafer Gashit nga pozita e kryetarit.

pas këtij refuzimi, ka ardhur reagimi nga Xhafer Gashi, raporton IndeksOnline.

Ai falënderoi anëtarët për besimin dhe mbështetjen dhe tha se do të vazhdojë të punojë për misionin e përbashkët të partisë, duke theksuar unitet, dinjitet dhe përkushtim.

“Ju njoftoj se Kryesia e Degës së LDK-së në Obiliq nuk e ka pranuar dorëheqjen time nga pozita e Kryetarit të Degës, duke shprehur njëzëri besimin dhe vlerësimin për punën dhe angazhimin tim ndër vite”, ka shkruar Gashi. /IndeksOnline/

Postimi i plotë: