Nuk iu zgjati shumë, çifti i njohur i japin fundi lidhjes
Modelja e njohur, Naomi Campbell ka përfunduar lidhjen e saj me këngëtarin, Liam Payne pas vetëm katër muaj romancë.
48 vjeçarja thuhet të jetë mërzitur nga lidhja me këngëtarin 25 vjeçarë dhe vendosi ti jap fundi marrëdhënies së tyre, shkruan Daily Mail, transmeton Indekonline.

Sidoqoftë, Naomi dhe Liam janë ndarë në mënyrë paqësore dhe se kaë mbetur miq të mirë me njëri-tjetrin.

“Liam dhe Naomi kanë kaluar një kohë të mirë së bashku, janë argëtuar shumë por që nuk ishin për njëri –tjetrin, ata do të vazhdojnë të mbesin miq” tha një burim i afërt me çiftin.

“Ishte modelja ajo që vendosi të ndërpres lidhjen, asaj nuk i pëlqen më Liam, ajo thjeshtë u mërzit nga kjo lidhje” tha ky burim.
Ndryshe, Liam ka një djalë dy vjeçar nga lidhja me këngëtaren Cheryl Cole me të cilën u nda në korrik të vitit të kaluar./Indeksonline/