75 Mall Live Search
09:22 / E Mërkurë, 27 Mars 2024 / G T

“Nuk jam 100 për qind gati”, Xherdan Shaqiri pas golit mbrëmë: Më thoni kur s’kam qenë gati për Euro?

Kombëtarja e Zvicrës mbrëmë shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Irlandës dhe e mbylli fazën e miqësoreve gjatë këtij muaji.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi anësor, Xherdan Shaqiri nga gjuajtja e lirë, shkruan Indeksonline

Shaqiri pas golit të bukur dhe fitores që ia dha “Helvetikëve” foli pas ndeshjes duke treguar se ende nuk është në formë 100 për qind, kjo për shkak të pushimit që pati pothuajse tetë javë.

dhe fluturon...

“Po, nuk jam i gatshëm 100 për qind për momentin. Por kur nuk kam qenë gati për ndonjë turne të madh. Kjo është pyetja?”

“Nuk është kërcënim. Por ju duhet ta keni parasysh këtë. Si lojtar duhet të jeni gati kur ka rëndësi. Turne të mëdha. Ky është qëllimi im, ta ndihmoj Zvicrës gjatë verës”, u shpreh Shaqiri

Lojtari shqiptar tregoi edhe arsyen pse nuk startoi në ndeshjen e parë ndaj Danimarkës.

“U dakorduam që nga fillimi që unë të mos luaja ndaj Danimarkës. Por do të filloja ndaj Irlandës. Unë e kuptoj këtë, kam një marrëdhënia shumë të mirë me Murat Yakinin, asgjë nuk do ta ndryshoj këtë”

“Shumë është shkruar për mua pa nevojë. Unë isha në pushim tetë javë, dhe kam vetëm tri ose katër ndeshje të luajtura. Prandaj e kuptova vendimin e trajnerit”, vazhdoi tutje Xherdan Shaqiri

Futbollisti i Chicago Fire, i lindur në Zhegër të Gjilanit mbrëmë shënoi golin e tij të 30-të me fanellën e Kombëtares së Zvicrës./Indeksonline/