75 Mall Live Search
18:46 / E Martë, 04 Nëntor 2025 / BA

“Nuk jam grindur kurrë me gruan time”, aktori i njohur tregon sekretin e një martese të lumtur

Aktori i njohur George Clooney ka rrëfyer detaje të veçanta rreth martesës së tij të lumtur me avokaten, Amal Clooney. Sipas tij, harmonia në çift ka mbetur e pandryshuar që prej fillimit të lidhjes së tyre, dhe gjatë gjithë këtyre viteve ata nuk janë grindur asnjëherë.

Clooney theksoi se sekreti i marrëdhënies së tyre qëndron te pjekuria dhe te mënyra e të menduarit.

“Kur je i ri mendon se duhet të kesh gjithmonë të drejtë. Unë dhe Amal nuk jemi grindur kurrë. Ndoshta sepse jam në një pikë të jetës ku, nëse ajo do të pikturonte murin me të kuqe, thjesht nuk më intereson”, u shpreh aktori me humor.

Ai shtoi se energjia nuk duhet harxhuar për gjëra të vogla dhe se çifti fokusohet te mbështetja e ndërsjellë, jo konfliktet.

“Pse duhet të bëhet debat për çdo gjë? Ne kemi një marrëdhënie të mrekullueshme sepse i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit”,tha Clooney, duke pranuar se në rini do të kishte reaguar ndryshe.

Historia e tyre e dashurisë nisi në korrik të vitit 2013, kur u prezantuan nga një mik i përbashkët. Vetëm një vit më pas, në prill 2014, Clooney i propozoi Amal, ndërsa martesa u kurorëzua në Itali në shtator të të njëjtit vit. Më 6 qershor 2017, çifti u bë prindër të binjakëve, Alexander dhe Ella.

Në mbyllje, Clooney nënvizoi se dashuria dhe respekti janë themelet e çdo martese të fortë:

“Kam dikë për të cilin kujdesem më shumë se gjithçka tjetër, kjo është ajo që ka më shumë rëndësi”, tha aktori.