75 Mall Live Search
22:39 / E Diele, 24 Shtator 2023 / AR

‘Nuk jam gruaja më e mirë…’, pse erdhi kjo deklaratë nga Adele?

Këngëtarja e famshme Adele, ka bërë një paraqitje spektakolare në Las Vegas mbrëmjen e djeshme, ku ka biseduar me të gjithë prezentët.

Në këtë paraqitje ajo ka folur për sportet, futbollin amerikan në veçanti dhe mënyrën sesi ajo nuk e kupton lojën, transmeton Indeksonline.

Në videon e siguruar nga TMZ, ajo thotë se partneri i saj, Rich Paul e do NFL-në, kjo është edhe arsyeja se pse ajo po përpiqet që të jetë e pranishme në sport.

Adele dhe Rich Paul së bashku

Në një moment, Adele thotë:

“Nuk jam gruaja më e mirë kur bëhet fjalë për futbollin” ndërsa të pranishmit qeshin.

Përmes mimikave në fytyrë, ajo tregoi se bashkë me të dashurin janë një çift i mrekullueshëm./Indeksonline/