13:01 / E Enjte, 24 Gusht 2023 / A. M.

“Nuk je këtu në Serbinë tënde të ndyrë” – tifozët amerikanë tërbohen me ish-tenistin serb

Dueli i “US Open” ndërmjet Borna Gojos dhe Adrian Andrievit është përcjellur me tensione ku protagonist ishte ish-tenisti serb, Viktor Troiqki.

Sipas asaj që raportohet, Troiqki i ka kërkuar njërit prej tifozëve të ulte zërin e tij gjatë thirrjeve mbështetëse për kroatin Gojo.

Kërkesa e trajnerit serb nuk i ka pëlqyer aspak tifozit, i cili është ngritur nga vendi i tij dhe ka kërkuar një konfrontim me të.

Tifozi në fjalë është parë i tensionuar, teksa i drejtohet Troiqkit me një ton të lartë të zërit.

Ndër të tjera ai është dëgjuar të ketë thënë: “Këtu është Nju Jorku, jo Serbia jote e ndyrë”.