75 Mall Live Search
13:20 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

“S’jemi te Milani për t’i krehur kukullat, renditjen s’e heq nga aty!”

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, është kthyer të flasë në një konferencë shtypi përpara ndeshjes ndaj Brescias në kampionat.

Kuqezinjtë vijnë nga dy fitore radhazi në Serien A dhe përfshirë Kupën janë tre tore (kualifikim ndaj SPAL-së).

Për trajnerin, megjithatë, kaq nuk mjafton dhe “renditja do të qëndrojë e varur në dhomat e zhveshjes në Milanello deri në fund të kampionatit. S’jemi këtu për të krehur flokët e kukullave, po për të kthyer Milanin aty ku i takon”.

“Rëndësi nuk ka moduli që ka ndryshuar, por se si luajmë, se si sakrifikohemi dhe se si zbresim në fushë. Po bëjmë mjaft mirë dhe paraqitjet janë pozitive. Skuadra po rigjen veten dhe Castillejo kishte të drejtë kur tha se kemi kaluar momente të vështira. Tani pres rritje dhe më shumë. Jashtë fushe kemi bërë më mirë, e thonë numrat”.