75 Mall Live Search
10:59 / E Shtunë, 05 Janar 2019 / indeksADMonline

Nuk jepen informacione për gjendjen shëndetësore të Rei Manajt

12 orë pas lëndimit të rëndë që pësoi sulmuesi shqiptar, Rei Manaj në ndeshjen ndaj Granadas, klubi nuk ka dhënë asnjë informacion.

Gazetarët spanjollë thonë se Manaj ka pësuar frakturë në kokë, por që nuk ka asnjë informacion më shumë për gjendjen aktuale shëndetësore.

Sulmuesi i Albacetes u lëndua pas 23 minutash lojë pasi një nga lojtarët kundërshtarë e ka goditur me këmbë në kokë./Indeksonline/