“Nuk ka dënim që lehtëson dhimbjet e popullit boshnjak”, zëvëndëskryeministrja reagon për dënimin e Mladic

Zëvëndëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Emilija Redzepi ka reaguar pas dënimit të Ratko Mladiq me dënim të përjetshëm.
Ajo ka thënë se nuk ka dënim që lehtëson dhimbjet e nënave dhe popullit boshnjak që kanë humbur familjarët e tyre.
“Krimineli i luftës, Ratko Mladiq është dënuar dje me burgim të përjetshëm. Drejtësia të cilën e kemi pritur që 26 vjet është dhënë tani. Por, nuk ka asnjë dënim që lehtëson dhimbjet e nënave boshnjake dhe popullit boshnjak që kanë humbur burrat, fëmijët dhe tërë familjarët e tyre” shkruan zëvëndëskryeministrja Redzepi në reagim./Indeksonline/