12:26 / E Mërkurë, 31 Gusht 2022 / LB

“Nuk ka dështu nëna, ka dështu shteti”, protestohet në Prishtinë pas përdhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona

Ka nisur protesta e thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist pas përdhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona.

Protestuesit po mbajnë në duar pankartat me mesazhet “Nuk ka dështu nëna, ka dështu shteti”,  “Çika e gra, jemi bashkë” dhe mesazhe tjera.

Në këtë protestë po marrin pjesë personalitete të ndryshme të jetës publike.

Për ngjarjen që ka tronditur vendin, dorëheqje ka dhënë drejtori i Policisë së Kosovës. Ngjarjen e kanë dënuar edhe krerët e shtetit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, dhe liderë të partive opozitare.

Përkitazi me këtë ngjarje, sot protestohet edhe në Tiranë dhe Shkup.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares. /Indeksonline/