75 Mall Live Search
09:43 / E Diele, 13 Dhjetor 2020 / OSH

Nuk ka edukator meshkuj në Edukimin Parashkollor

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistika për temën “Gratë dhe burrat në Kosovë 2018-2019”.

Tek “Struktura e mësimdhënësve sipas niveleve në arsim (publik dhe privat) për vitin2018/2019”  shihet që në Edukimin Parashkollor nuk ka edukator meshkuj, transmeton Indeksonline.

Në përqindje i shprehur, 100 përqind e mësimdhënësve në Edukimin Parashkollor janë femra.

Kurse në Edukimin Fillor dhe të Mesëm të Ulët, po ashtu është dominim i femrave, por në përqindje më të vogël.

Ndërsa, në Edukimin e Mesëm të Lartë dhe Universitar, është dominim i mësimdhënësve meshkuj./Indeksonline/