75 Mall Live Search
21:30 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Nuk ka epidemi fruthi në Kosovë

Pas njoftimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë se shumë vende të botës, përfshirë edhe rajonin, janë në situatë alarmante nga epidemia e fruthit, edhe në Kosovë është ngritur shqetësimi për këtë sëmundje.

Por në Institutin e Shëndetit Publik dhe në Klinikën Infektive të QKUK-së, thonë se  në vendin tonë, nuk ka epidemi të fruthit dhe se situata është e qetë.

Megjithatë, ata u bëjnë thirrje qytetarëve që ta kryejnë vaksinimin kundër fruthit.