75 Mall Live Search
18:36 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Nuk ka fitues edhe pas vazhdimeve, gjysëmfinalisti i parë mësohet pas penalltive

Kanë përfunduar edhe dy pjesët e Extra-Time nga 15 minuta në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës, mes Kroacisë dhe Brazilit.

Pas 120 minutave lojë, ndeshja ishte e barabartë me rezultat 1-1, shkruan IndeksOnline.

Neymar kaloi Brazilin në epërsi në minutën e 105+1.

Në minutat e fundit, Kroacia arriti ta barazonte rezultatin me golin e Bruno Petkovicit në minutën e 116-të.

Gjysëmfinalistin e parë do ta mësojmë pas ekzekutimit të penalltive./IndeksOnline/