75 Mall Live Search
17:04 / E Shtunë, 05 Tetor 2024 / G T

Nuk ka fitues në derbi, Drita dhe Gjilani ndajnë pikët

Skuadra e Dritës dhe ajo e Gjilanit kanë barazuar 1:1 në ndeshjen derbi të javës së tetë në Superligën e Kosovës.

Dy golat e ndeshjes u shënuan në 45 minutëshin e parë, shkruan Indeksonline

Fillimisht skuadra vendase kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Ovouka në minutën e 35’të.

May be an image of 2 people, people playing soccer, people playing football and text

Kurse golin e barazimit “Skifterët” e shënuan në fundin e pjesës së parë. Ishte Armend Thaqi që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për shifrat 1:1.

Në pjesën e dytë dy skuadrat patën rastet e mira për shënim, por rrjetat nuk u tundën asnjëherë.

Skuadra e Dritës shkon në kuotën e 13 pikëve, kurse Gjilani në pozitën e 7-të me nëntë pikë./Indeksonline/