Nuk ka fitues në derbi, Roma dhe Juventusi ndajnë pikët

Skuadra e Romës ka barazuar 1:1 ndaj Juventusit në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie A.
Mysafirët ishin të parët që shënuan gol. Locatelli realizoi një eurogol në minutën e 40’të, shkruan Indeksonline
Roma e Ranierit barazoi rezultatin në fillim të pjesës së dytë. Lojtari Shomurdov që u fut në lojë në minutën e 46’të shënoi në minutën e 49’të.
Me këtë barazim, Juventusi shkon në kuotën e 56 pikëve në pozitën e 5-të, kurse Roma 53 pikë në pozitën e 7-të./Indeksonline/
GOL DA ROMA!!! ⚽
— Futebol Hoje ⚽ (@fut_hoje) April 6, 2025
SHOMURODOV EMPATA O JOGO pic.twitter.com/OYB1wizRU7