Nuk ka fitues në derbin mes Ballkanit dhe Prishtinës

Ashtu si ndeshja e parë e këtij sezoni, derbi mes Ballkanit dhe Prishtinës ka përfunduar pa fitues.
Rezultat përfundimtar në stadiumin e qytetit në SUharekë, ishte i barabartë 0-0, shkruan IndeksOnline.
Mundësinë më të mirë në ndeshje e kishte Edvin Kuc, i cili goditi shtyllë në minutat e para të pjesës së dytë.
Ballkani e mbyll sezonin vjeshtor si lider i Superligës, me 39 pikë, pesë më shume se Llapi.
Në anën tjetër, Prishtina renditet në vendin e pestë, më 26 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/