75 Mall Live Search
21:00 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / Gj. Sh

Nuk ka fitues në ”Fadil Vokrri”, Kosova U21 dhe Maqedonia U21 ndahen në paqe

Ka përfunduar pa fitues ndeshja miqësore mes Kosovës U21 dhe Maqedonisë së Veriut U21.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku rezultati përfundimtar ishte i barabartë 0-0, shkruan IndeksOnline.

Djelmoshat e Afrim Tovërlanit patën paraqitje të mirë, por nuk arritën të shënonin fitore.

Kosova U21 pas tre dite, me 31 maj do të luaj edhe një ndeshje tjetër me Maqedonin e Veriut U21, e cila zhvillohet në Shkup./IndeksOnline/