75 Mall Live Search
18:57 / E Premte, 25 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Nuk ka fitues në ndeshjen Holanda – Ecuador, gjithçka e hapur në Grupin A

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e Grupit A në Kupën e Botës, mes Holandës dhe Ecuadorit.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, shkruan IndeksOnline.

Holanda ishte e para që kaloi në epërsi me golin e Cody Gakpo në minutën e 6-të.

Me të nisur pjesa e dytë, Enner Valencia barazoi shiftat në 1-1 në minutën e 49-të.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe të dyja kombëtarët morrën nga 1 pikë.

Në ndeshjet e fundit Holanda do të luaj kundër Katarit, ndërsa Ecuadori me Senegalin.

Pas dy ndeshje të zhvilluara në Grupin A, Holanda dhe Ecuadori kanë nga 4 pikë, Senegali me 3 pikë, ndërsa Katari me zero pikë./IndeksOnline/