75 Mall Live Search
15:13 / E Diele, 25 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Nuk ka fitues në ndeshjen Liria – Fushë Kosova

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e javës së 22-të, mes Lirisë dhe Fushë Kosovës.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Përparim Thaqi” në Prizren ishte i barabartë 0-0.

Dy skuadrat janë në fund të tabelës, ku do të luftojnë deri në fund të sezonit për mbijetesë.

Fushë Kosova renditet në vendin e parafundit me 12 pikë, dy më shumë se Liria që është e fundit në tabelë./IndeksOnline/