Nuk ka fitues në ndeshjen mes Holandës dhe Polonisë

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e Grupit G, mes Holandës dhe Polonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror.
Rezultati përfundimtar në stadiumi ”De Kuip”, ishte i barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.
Tulipanët kishin epërsinë që nga minuta e 28-të, kur shënoi Denzel Dumfries.
Matty Cash me një gol të bukur në minutën e 80-të barazoi shifrat, gol ky që vulosi rezultatin përfundimtar, 1-1.
Holanda pas tre ndeshjeve ka 7 pikë në Grupin G, me pikë të barabarta me Poloninë dhe Finlandën, por që dy të fundit kanë nga katër ndeshje të zhvilluara./IndeksOnline/