Nuk ka fitues në Wembley, ndeshja shkon me vazhdime

Finalisti i parë i Kampionatit Europian do të mësohet pas kohës shtesë ose pas penalltive.
Italia dhe Spanja kanë luajtur 1-1 në kohën e rregullt të ndeshjes gjysmëfinale të Euro 2020.
Italianët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar të Chiesas në minutën e 60-të.
Rezultatin e barazoi Alvaro Morata në minutën e 80-të.
Fituesi i kësaj ndeshje do të përcaktohet pas dy shtesave ose nga penalltitë. /IndeksOnline/