Nuk ka fitues, Spanja dhe Gjermania shkojnë në vazhdime

Ka përfunduar pa fitues koha e rregullt e ndeshjes çerekfinale të Kampionatit Evropian, mes Spanjës dhe Gjermanisë.
Rezultati pas 90 minuta lojë në ”MHP Arena” në Stuttgart, ishte i barabart 1-1, shkruan IndeksOnline.
Iberikët kaluan në epërsi me golin e Dani Olmos, në minutën e 51-të.
Por mentaliteti gjerman që nuk dorëzohet asnjëherë, bëri që skuadra e Nagelsmann të barazoj rezultatin në minutën e 89-rë, me golin e Florian Wirtz,
Kombëtarja që do të kaloj në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, do të mësohet pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta./IndeksOnline/