10:57 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

”S’ka fjalë ta përshkruaj dashurinë për ty” : Jonida Maliqi i uron ditëlindjen personit të dashur

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi është një emër i njohur i muzikës shqiptare që qëndron në skenë prej më shumë se dy dekadash, shkruan Indeksonline.

Ishte viti 1995 kur ajo për herë të parë doli në skenë duke marrë pjesë në Festivalin e 34-të në RTSH me këngën “Planeti i fëmijëve” si 13- vjeçare.

Për të vazhduar edhe ditët e sotme me aktivitetet e saj në muzikë.

Së fundmi Jonida ka publikuar një fotografi të së motrës, e cila ka festuar ditëlindjen, duke ia uruar asaj me fjalët më të mira.

“Nuk ka fjalë të përshkruaj dashurinë për ty motër. U bëfsh 100 vjeçe!” Ka shkruar Jonida, dedikuar motrës së saj. /Indeksonline/