75 Mall Live Search
20:09 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Nuk ka kaluar rreziku për Muriqin, mund të suspendohet për ndeshjen kundër Trabzonsporit

Në ndeshjen e kaluar futbollisti kosovar, Vedat Muriqi ishte ndëshkuar me karton të kuq pasi kishte marrë kartonin e dytë të verdhë.

Mirëpo pastaj ai nuk u dënua nga Bordi i Disiplinës Profesionale të Futbollit pasi që sipas tyre këtë veprim e kishte bërë pa qëllim.

Por rreziku nuk ka kaluar për Muriqin, ai në ndeshjen e radhës kundër Besaksehir nëse ndëshkohet me karton të verdhë do të mungojë në ndeshjen mjaftë të rëndësishme kundër Trabzonsporit.

Andaj Vedati duhet të tregohet mjaftë i kujdesshëm në ndeshjen e radhës sepse mungesa e tij kundër Trabzonsporit do të ishte një humbje e madhe për Fenerbahcen./Indeksonline/.