Nuk ka “kili – mili” me FIBA-n, Bashkimi denohet me 24 mijë euro që nuk paguajti basketbollistin
Skuadra basketbollistike Bashkimi për herë të 3-të është denuar nga FIBA për të njejtën arsye, mos pagesën e rregullt të lojtarëve.
Rasti i fundit është me basketbollistin Ljubo Shamadan, i cili është ankuar në organet gjyqësore të FIBA-së në lidhje me këtë çështje, shkruan Indeksonline.
Sot është marrë vendimi zyrtar për ta denuar Bashkimin me 24,350 euro.
Në rast se ekipi prizrenas nuk shlyen borxhin ndaj Shamadan mund të denohet nga FIBA për të mos bërë asnjë transferim në sezonin e ri.
Në përgjithësi borxhi i Bashkimit ndaj basketbollistëve është afërsisht 70 mijë euro. /Indeksonline/