75 Mall Live Search
15:34 / E Hënë, 12 Dhjetor 2022 / B O

Nuk ka kompromis në zbatimin e ligjshmërisë e kushtetutshmërisë!

Shkruan, Hisen Berisha

Kërkesa e Viçiqit që të lirohen të gjithë të arrestuarit dhe që Policia e Kosovës “të angazhohet në Veri veç me pajtimin e kryetarëve të komunave”, është kërkesë që tregon pretendimin territorial që ka Serbia në Kosovë.
Për me keq, kjo kërkesë, si qëllim e ka kompromisin e kërkuar me “Planin franko-gjerman”!
Ky kompromis, ka për qëllim që të imponohet një marrëveshje nderkombëtare, që do ta përfshij edhe këtë kerkesë të Serbis. Pra, pa kërkesën dhe lejimin e krytarëve të komunave të mos kenë të drejtë Njesitë për Operacione speciale të ndërhyjnë për zbatim të ligjit dhe kushtetutshmërisë, vetëm Forcat e Rendit, të veprojnë në atë pjesë të territorit shtetëror.
Nuk ka kompromis në zbatimin e ligjshmërisë e kushtetutshmërisë.
Kërkesat e presidentit të Serbis, cenojnë integritetin ligjor e kushtetues të vendit.
Nëse ky kompromis do të pranohet, do të kemi një “El dorado” në veri, të kontrolluar plotësisht nga Serbia.
Kjo këkesë duhet të alarmoj qeverinë, opozitën dhe të gjitha instuticionet si dhe shoqërinë kosovare.
Tani shoqëria në Kosovë, shoqria civile, spektri politik e instuticional, duhet që ti tërheqin vërejtjen qeverisë së Kosovës, se nuk guxon në asnjë menyrë të bëjë kompromise më, me Serbinë.
Kompromiset/lëshimet, në tri marrëveshjet që bëri qeveria me Serbinë (Udhëzuesi për implementimin e marrëveshjes për energji, lëvizje të lirë, Targa e dokumenta të identifikimit), ja ngritën apetitet shoveniste Vuçiqit.

Kryeministër, Unë, opozita edhe populli, do iu mështesim në përballje me agresionin që po tregon Serbia ndaj Kosovës por t’mos pranoni marrëveshje të dëmshme, jashtë frymës së ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.