Nuk ka kourum për votim, Kadri Veseli shtynë seancën për një datë tjetër
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka propozuar që në pajtueshmëri me shefat e grupeve parlamentar seanca të ndërpritet pasi që nuk pati kourum për votim të mocionit me tri pika të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e aktivistit Astrit Dehari.
Në pjesëmarrjen për votim ishin gjithsej 58 deputetë çka dhe detyroi Veselin që këtë seancë ta shtyjë për një datë tjetër, transmeton Indeksonline.
“Nuk ka deputetë mjaftueshëm për votim, janë gjjitshej 58 duhet që të votojnë 61, në pa mundësi të votimit, besoj që të kemi pajtueshmëri me të gjithë që kjo seancë të shtyhet për datën 21 mars”, është shprehur Veseli./Indeksonline/