75 Mall Live Search
15:06 / E Enjte, 26 Maj 2022 / AR

Nuk ka kuorum, dështon vazhdimi i seancës së Kuvendit

Ka dështuar vazhdimi i seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës në mungesë kuorumi.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bëri të ditur se vazhdimi i seancës nuk është i mundshëm pasi prezent ishin vetëm 53 deputetë.

“Kemi prit mjaftueshëm janë 25 minuta prej kohës kur kemi thënë se vazhdon seanca. Vetëm 53 deputetë po marrin pjesë në seancë nuk është i mundshëm vazhdimi i kësaj seance. Këtë seancë do ta thërrasim për një vazhdim për javën tjetër”, tha Konjufca.