Nuk ka kush e ndal Interin, gjithnjë e më afër titullit të Serie A

Interi ka shënuar fitoren e radhës në Seria A.
Zikaltërit në ndsshjen e javës së 31-të, shënuan fitore në udhëtim ndaj Udineses, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Lazar Samardzic, në minutën e 40-të.
Hakan Calhanoglu barazoi rezultatin në minutën e 55-të, duke u treguar i sakt nga penalltia.
Fitoren skuadra e Simone Inzaghit e arriti në frymën e fundit, me golin e Davide Frattssit në 90+5.
Me këtë fitore, Interi blindon vendin e parë me 82 pikë, 14 më shumë se Milani.
Në anën tjetër, Udinese renditet në vendin e 15-të, me 28 pikë./IndeksOnline/