75 Mall Live Search
15:36 / E Diele, 23 Maj 2021 / Blerim

Nuk ka kush i ndalon – Tifozët e Interit ia msyjnë ‘Giuseppe Meazza’ për ndeshjen me Udinesen

Interi do të zhvillojë ndeshjen e fundit të Serie A kundër Udineses.

Interi është shpallur kampion i Serie A, por deklaratat e Antonio Contes nuk tregojnë se “Nerazzurrët” e kan ndërmend të luajnë “qetë”.

Conte kishte deklaruar se do japim gjithçka deri në ndeshjen e fundit.

Para ndeshjes, autobusi me lojtarët e Interit arriti para stadiumit “Giuseppe Meazza” ku u prit nga mijëra “Nerazzurrë” që kishin dalë për të festuar titullin e klubit të tyre të zemrës.

Pamjet tregojnë një numër të madh të tifozëve dhe pa masa mbrojtëse, sidoqoftë, më poshtë mund ti shikoni pamjet mahnitëse nga Milano.