75 Mall Live Search
20:27 / E Enjte, 26 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Nuk ka kush që e këndell Manchester United, mposhtet edhe nga Wolves

Manchester United ka pësuar humbjen e tretë radhazi, e dyta në Premierligë.

Djajtë e kuq u mposhtën si mysafire e Wolvesit, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Matheus Cunha shënoi golin e epërsisë në minutën e 58-të, ndërsa golin e sigurisë për Wolves e shënoi Hee Chan Hwang, në 90+9.

Vlen të përmendet se United luajti me një futbollist më pak që nga minuta e 47-të, pasi Bruno Fernadez u përjashtua me karton të kuq.

Kjo është një fitore e madhe për Wolves, e cila largohet nga zona e rrezikshme, duke u renditur në vendin e 17-të, me 15 pikë.

Manchester United në anën tjetër ka 22 pikë dhe renditet në pozitën e 14-të./IndeksOnline/