Nuk ka lot, Nantes dhe Cardiff fillojnë “luftën” për 17 milionë eurot e Salas
Një natë pasi është gjetur trupi i Emiliano Salas, skuadrat evropiane, Nantes e Cardiff kanë rritur tonet për çështjen e parave të paguara për të.
Nantes po pretendon 17 milionë euro nga Cardiff pasi që argjentinasi kishte kaluar testet mjekësore.
Ndërkaq, skuadra uellsiane ka thënë se transferimi i lojtarit nuk konsiderohet i kryer përderisa nuk shkoi ashtu siç ishin marrë vesh të dy skuadrat.
Çështja pritet të zgjidhet nga TMS (International Transfer Matching System)./Indeksonline/