75 Mall Live Search
07:56 / E Martë, 24 Qershor 2025 / AR

“Nuk ka marrëveshje armëpushimi”, Irani: Izraeli duhet t’i japë fund agresionit të tij

Aktualisht nuk ka marrëveshje për armëpushim ose ndërprerje të operacioneve ushtarake. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi në X, sipas të cilit përgjigjja e Iranit do të vazhdojë derisa Izraeli të ndërpresë agresionin.

“Siç e ka bërë të qartë vazhdimisht Irani: Izraeli nisi luftë kundër Iranit, jo anasjelltas. Deri më tani, nuk ka asnjë “marrëveshje” për ndonjë armëpushim ose ndërprerje të operacioneve ushtarake. Megjithatë, me kusht që regjimi izraelit të ndalojë agresionin e tij të paligjshëm kundër popullit iranian jo më vonë se ora 4 e mëngjesit sipas kohës së Teheranit, ne nuk kemi ndërmend të vazhdojmë përgjigjen tonë më pas”, shkroi Araghchi, përcjell A2 CNN.

Sipas ministrit iranian, “vendimi përfundimtar për ndërprerjen e operacioneve ushtarake nga Teherani do të merret më vonë dhe me kusht që regjimi izraelit të ndërpresë agresionin e tij të paligjshëm kundër popullit iranian” deri në mëngjesin e sotëm.

Më herët Donald Trump njoftuar arritjen e marrëveshjes së paqes mes Iranit dhe Izraelit.