75 Mall Live Search
21:23 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nuk ka marrëveshje, Milani larg Todibos

Në tregun e janarit Milano do të përpiqet të forcojë veten në mbrojtje, dhe Todibo i Barcelonës duket se është profili i duhur.

Mbrojtësi i ri francez ka bindur Maldinin dhe Bobanin, të cilët tashmë kanë kontaktuar me klubin spanjoll për të filluar bisedimet, shkruan Indeksonline.

Sipas raportimeve nga Sky Sport, formula e duhur mund të jetë huazim me detyrim blerje, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje për vlerësimin e lojtarit mes dy skuadrave.

Katalonasit kërkojnë jo më pak se 25 milionë euro, Milani beson se 15 milionë janë shuma e duhur. Barcelona gjithashtu dëshiron të fusë një klauzolë të riblerjes. /IndeksOnline/