Nuk ka më “Barbie”, Margot Robbie ndryshon pamjen

Viti 2023 do të jetë i vështirë për t’u harruar për Margot Robbie. Aktorja la gjurmë falë rolit të saj në ‘Barbie’ dhe vlerësimet kanë qenë të gjitha pozitive. Filmi, edhe pse nuk ka fituar ndonjë çmim të madh, është shpërblyer nga publiku. “Barbie” ka qenë filmi më i ndjekur i vitit 2023, pavarësisht se ka konkurruar me “Oppenheimer”.
Kur një rol përfundon është e vështirë t’i thuash lamtumirë, por jeta vazhdon dhe Robbie tashmë po punon për filmin e saj të ri.
Për shkak të kërkesave të skenarit, aktores i është dashur të rrezikojë me një pamje të guximshme. Xhirimet e ‘A Big Bold Beautiful Journey’ e kanë shtyrë aktoren australiane të ndryshojë bjonden si një Barbie për një bjonde mjaft portokalli për muajt e ardhshëm të xhirimeve.