Nuk ka më shpresa për ekuipazhin e nëndetëses së zhdukur

Kompania që kontrollon nëndetëset tashmë deklaron se nuk ka shpresa që pasagjerët e ekuipazhit të nëndetëses që u zhduk të dielën, të jenë gjallë.
“Tani besojmë se CEO ynë Stockton Rush, Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman Dawood, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet, fatkeqësisht kanë humbur” ka deklaruar OceanGate.
Pak orë më herët, në hapësirë të detit u shfaq një material i dyshimtë që, sipas ekspertëve, mund të jetë pjesa e pasme e nëndetëses, pjesë kjo që i ndihmon asaj të ulet në fund të detit.
Pasagjerët ka qysh në mesditë që u ka mbaruar oksigjeni, sipas rezervave që thuhet të kenë pasur.
Kujtojmë se nëndetësja kishte dalur për të eksploruar fundosjen e anijes Titanik.
Në ekuipazh ishte:
- Hamish Harding, 58 vjeçar, një aventurier britanik i cili më parë ka qenë në hapësirë dhe ka bërë udhëtime të shumta në Polin e Jugut
- Biznesmeni britanik Shahzada Dawood, 48 vjeç, anëtar i një prej familjeve më të pasura të Pakistanit dhe mbështetës i dy organizatave bamirëse të themeluara nga mbreti Charles
- Djali i tij Suleman Dawood, student 19-vjeçar
- Paul-Henry Nargeolet, 77 vjeçar, një ish-zhytës i marinës franceze, i cili thuhet se ka kaluar më shumë kohë në rrënojat e Titanikut se çdo eksplorues tjetër dhe ishte pjesë e ekspeditës së parë që e vizitoi atë në 1987
- Stockton Rush, 61 vjeç, shefi ekzekutiv i OceanGate, firma që operon udhëtimet e Titanikut në zhytësin e humbur