“Nuk ka ndonjë ngarkesë”, flet avokati i të dyshuarit për vrasjen e djalit të tij në Podujevë

Një vrasje e rëndë, e cila ka ndodhur pasditen e djeshme ka tronditur jo vetëm Podujevën, por edhe Kosovën. Të përfshirë në këtë rast ishin babë e bir.
Dyshimet e para janë se Naim Ismajli ka vrarë djalin e tij Edon Ismajli me armë zjarri për çështje pronësore.
Në anën tjetër, Shaban Bujupi, avokat i të dyshuarit për kryerjen e këtij akti, ka thënë se klienti i tij është intervistuar mbrëmë në Polici. Ai ka thënë se nuk mund të zbuloj detaje nga intervistimi i mbrëmshëm për shkak të mos dëmtimit të hetimeve.
“Rasti është nen hetime dhe hetimet intensive po zhvillohen. Tani është në mbajtje”, ka thënë Bujupi për Indeksonline.
Por, cila është gjendja psikologjike Naim Ismajlit?
Avokati ka thënë se mjekët e kanë kontrollu mbrëmë dhe gjendja e tij është e mirë dhe nuk ka ndonjë ngarkesë.
Krejt në fund, avokati Bujupi nuk ka komentuar nëse Ismajli e ka pranuar kryerjen e këtij krimi gjatë intervisitmit në Polici.
Me poshtë i gjeni detajet e Policisë së Kosovës për këtë rast.
“VRASJE E RËNDË /Fsh. Peran, Podujevë 13.06.2022-17:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Më vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”.