Nuk ka nxitim për konfiskimin e uraniumit të pasuruar në Iran, thotë Trump
Presidenti amerikan Donald Trump tha se marrëveshja ka të bëjë me një gjë të vetme – që Irani të mos ketë kurrë armë bërthamore – “pjesa tjetër, sinqerisht, është e parëndësishme”, tha ai.
Ai e përshkruan marrëveshjen si një “mur kundër një arme bërthamore”, duke e krahasuar atë me JCPOA-në e ish-presidentit amerikan Barack Obama, për të cilën Trump thotë se “mund ta kishte shkatërruar Lindjen e Mesme”, shkruan BBC.
I pyetur për marrjen e uraniumit të pasuruar në Iran, Trump tha se nuk ka nxitim për kohën se kur do të konfiskohet ai.
Trump shtoi se marrëveshja do t’i dërgohet Kongresit të Shteteve të Bashkuara për miratim.

