“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, përmes protestës kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare
Me thirrjet “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, organizata Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ka organizuar protestë gjithëpopullore, duke kërkuar që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare.
Protesta e nxitur nga vrasja e 30-vjeçares Liridona Ademaj me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murselit, nisi me thirrjet “liri, barazi, solidaritet”.
Një numër i protestuesve kanë mbajtur pankarta në duar me mbishkrimin “Burrat vrasin gratë, shteti heshtë”, “Drejtësi për Liridonën”, “Gjykata armike të grave” e të tjera, duke kërkuar kështu që ky fenomen të trajtohet me urgjencë nga shteti dhe që vrasësit të marrin dëmin e merituar nga institucionet përkatëse
Protestuesit gjatë protestës kanë përmendur emrat e grave të vrara përgjatë viteve në Kosovë, duke kërkuar drejtësi për secilën prej tyre.